Studentët e Fakultetit të Mjekësisë denoncojnë kushtet skandaloze në të cilat detyrohen të presin në rradhë për dhome në konvikte.

Ata fajësojnë Ministren e Arsimit Lindita Nikolla për këtë situatë të turpshme që është krijuar aty.

Studentët kanë përgatitur një video e cila është postuar nga Kryetarja e Komisionit të Edukimit, deputetja Albana Vokshi.

Siç shihet edhe nga video, rradha fillon që në orën 6 të mëngjesit, dhe më skandalozja është se edhe dhomat e konviktit ndahen sipas porosive të partisë në pushtet, thonë studentët.