Bashkia e Tiranës ka shpërndarë pamjet e xhiruara me dron të festës me fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve.

Kryeqyteti ka pritur natën e Vitit të Ri si gjithmonë me festime dhe fishekzjarre. Në orën 00:00 në Sheshin Skënderbej një mori fishekzjarresh shumëngjyrëshe ndruçuan qiellin.

Janë dhe vetë qytetarët që mundohen të festojnë pasi kjo ka mbetur traditë në vendin tonë, por ashtu si dhe në vendet e zhvilluara të botës, Tirana organizoi spektaklin e saj.

Ka qenë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili në postimin e tij ka bërë me dije për të gjithë ata që e kanë humbur spektaklin, ta shikojnë në këtë video të postuar më poshtë.

SHIKO/SHPËRNDAJE në 43 sekonda nëse e humbe mbrëmë spektaklin e fishekzjarreve ne sheshin Skënderbej 😀

Gepostet von Erion Veliaj am Montag, 1. Januar 2018

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook