10 Vjeçari shqiptar mahnit publikun zvicerian, njihuni me të.

Nuk janë të paktë fëmijët shqiptarë, që kanë arritur të depërtojnë edhe në arenën ndërkombëtare falë talentit të tyre në fusha të ndryshme.

I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran.

Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka publikuar një videoklip me titullin “With You” (Me ty) .

Kënga është mjaft e pëlqyeshme, duke marrë edhe kritika pozitive e në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa gara e spektakle.

Prindërit e tij janë nga Kosova, dhe janë vendosur në Zvicër në vitin 1989.

Ata shprehen se, synimet e Nuelit janë të mëdha dhe nga ai pritet shumë në të ardhmen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook