Ky është momenti shokues kur një pronar supermarketi dhe një shitës shpëtojnë për mrekulli nga një aksident që mund t’ju kishte marrë jetën.

Siç shihet dhe në video një automjet humb kontrollin, përplaset me murin e supermarketit dhe depërton brenda tij.

Mjeti bëri një frenim të fortë para se t’i shtypte dy burrat në supermarket, shkruan “Dualajm.com“.

Fatmirësisht pronari dhe punonjësi i supermarketi pësuan dëmtime të lehta, jo serioze.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Xiangtan në Kinë dy ditë më parë.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, i cili kishte konsumuar një sasi të lartë alk**li.