Dy urithë meshkuj janë zhvilluar një dyluftim në mes të rrugës në Kinë.

Boksierët me qime thuhet se u ndeshën mbi një urith femër, e cila e shihte duelin në anë të rrugës, ndoshta duke pritur se kush do të ishte fituesi.

Video tregon dy ‘luftëtarët’ që qëllojnë njëri-tjetrin me shuplaka e grushta ndërsa qëndrojnë me këmbët e prapme.

Duke zbuluar dhëmbët, ata shihen duke shtyrë e goditur njëri-tjetrin me anë të demostrimit të teknikave të përsosura.

Por nga ky duel nuk u kuptua se kush ishte kampioni sepse urithët ndaluan duelin dhe u zhdukën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook