Një grua shtatëzënë është përballur me një ndodhi të pakëndshme në në restorant në Kinën Lindore.

Ajo shkoi për të ngrënë supë, por në pjatën e servirur gjeti një mi të ngordhur.

Gruaja shtatëzënë bëri zbulimin e tmerrshëm teksa po darkonte me bashkëshortin e saj.

ÇIfti pretendon se kur lajmëruan stafin për miun e ngordhur, këta të fundit i kishin ofruar para për të abortuar fëmijën.

“Nëse je e shqetësuar për fëmijën ne do të japim 3 mijë dollarë për të ndërprerë shtatzaninë” i kishte thënë stafi i restorantit.

Bashkëshorti i saj tha se ishte përgatitur për të negociuar kompensimim pasi gruaja e tij përfundoi në spital.

Restoranti është mbyllur derisa procedurat hetimore vazhdojnë.

Në një deklaratë të lëshuar pas incidentit, zinxhiri i restoranteve tha se gjithmonë ka vënë theks të veçantë në sigurinë e ushqimore dhe do të bëjë çdo përmirësim të nevojshëm.