Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, ku një grua ka raportuar në polici se një grabitës ndodhej në banesën e saj.

Gruaja e identifikuar me mbiemrin Li, tha se u largua nga shtëpia në mëngjes për të dërguar fëmijët e saj në shkollë dhe priste që burri i saj të shkonte në punë.

Por kur u kthye në banesën e saj rreth orës 11, ajo u befasua kur dera e saj ishte e mbyllur nga brenda.

Ajo gjithashtu dëgjoi zhurma që vinin nga banesa, dhe kjo e detyroi të lajmëronte policinë, shkruan “DailyMail”, transmeton “DuaLajm.com”.

Video e bërë virale në rrjetet sociale tregon momentin kur policia kontrollon brenda banesës së zonjës Li.

Momenti kulminant i videos është kur oficerët hapin gardërobën, dhe aty gjetën një burrë të fshehur.

“Dil jashtë! Dil jashtë!”, dëgjohet të thotë oficeri.

Por gruaja kur ka parë burrin e saj që ishte brenda dollapit është befasuar dhe i ka kërkuar ndjesë policisë, duke u shprehur se ka bërë një gabim.

Burri brenda dollapit ishte bashkëshorti i saj, Z.Ding.

Ai kishte gënjyer bashkëshorten e tij, teksa i tha se do të shkonte në punë, ndërsa kishte qëndruar në banesë, pasi kishte marrë një raport mjekësor për ta bërë pushim të martën, në mënyrë që të luante video-lojëra në shtëpi gjatë gjithë ditës.

Z. Ding nuk priste që gruaja e tij të kthehej në banesë kaq shpejt dhe kështu ai u fsheh në dollap, duke u frikësuar se zonja Li do ta qortojë atë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Policia që duam! Shihni veprimin human të efektivit rrugor

“Çfarë? A jeni me të vërtetë të martuar? Më tregoni çertifikatën tuaj të martesës”, tha një oficer i hutuar.

Më pas oficerët e policisë u larguan nga banesa dhe paralajmëruan çitin të mos paraqiste ndonjë raport të tillë “krimi”. /DuaLajm.com

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook