Një mësuese në Karolinën e Jugut është pushuar nga puna pasi u filmua në kamera duke goditur dhe shkulur flokët e një studenti që e kishte zënë gjumi.

Lisa Houston kishte 27 vite në këtë profesion, por pamjet që u bënë virale me zërin e saj duke thënë “Zgjohu!”, e hodhën poshtë të gjithë punën e saj.

Në videon, që mendohet të jetë bërë me 26 prill, Houston duket mbi tavolinën e studentit që tenton ta zgjojë me këmbë apo me të goditura, ndërkohë që dëgjohen të qeshura nga klasa.

Mësuesja, e vjetër në karrierë jepte mësim në gjimnazin Williamston. Pas publikimit të pamjeve, studenti bër një deklaratë në shkollë, por nuk është bërë publike për arsye privatësie.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook