Pamje tronditëse vijnë nga Brazili, ku shihet një infermiere, e cila tenton të vrasë 4 foshnje të porsalindura, duke i hequr tubat e frymëmarrjes.

41-vjeçarja, Simone Anjos dos Santos, u arrestua pasi u kap nga kamerat e sigurisë teksa tentoi të vriste foshnjet e porsalindura.

Ngjarja e frikshme ka ndodhur në një spital privat në Rio de Janeiro.

Në video, Santos shihet duke u kujdesur për një fëmijë në një inkubator dhe kur kthehet, heq diçka nga aparati dhe ia jep një kolegu.

Një infermiere tjetër erdhi për ta kontrolluar foshnjen dhe vuri re se tubi ishte prerë.

Mediat lokale kanë njoftuar se është hapur një hetim pasi janë gjetur katër foshnje të porsalindura në këtë gjendje për një periudhë prej dy javësh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook