Ky është momenti tronditës kur një karikues portativ ka shpërthyer në çantën e shpinës së një të riu në Kinë.

Ajo që e bën më dramatike ngjarjen, ishte fakti që e gjithë kjo skenë aspak e këndshme, ndodhi në një autobus.

I riu, i cili po merrte linjën e autobusit për në Guangdong të Kinës, u shokua kur papritmas karikuesja shpërtheu në flakë në çantën që po e mbante para vetes.

Ai menjëherë e hodhi tutje çantën në tokë, dhe zjarri u shua disa sekonda më pas. Fatmirësisht poseduesi i karikuesit nuk pësoi dëmtime nga incidenti.

Shoferi i autobusit u detyrua të hapë dyert e pasme dhe udhëzoi të riun që të hidhte çantën ku ishte karikuesja jashtë.

Edhe pse u shua zjarri, ajo vijonte të nxirrte tym, gjë e cila detyroi shoferin ta hidhte tutje jashtë.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të baterisë.

Bateritë litium-jon, të ndërtuara për pajisjet teknologjike si telefonat inteligjentë ose karikueset portative, dihen që janë një rrezik i madh.

Një zjarr që shkaktohet nga një qark i shkurtër mund të ndodhë nëse bateritë po ngarkohen shumë shpejt dhe krijojnë nxehtësi të tepërt.

Industria e aviacionit ka rregulla strikte që synojnë parandalimin e aktivizimit aksidental të baterive në fluturime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook