Moti i keq gjatë ditës së sotme ka shkaktuar mjaft probleme jo vetëm në Tiranë, por pothuajse në mbarë Shqipërinë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një furgon që transportonte udhëtarë është marrë nga rryma e lumit Tërkuz në Zall Bastar, duke vënë në rrezik jetën e disa qytetarëve.

Edhe pse uji po shtohej, për personat e gjendur përballë kësaj situate nuk erdhi asnjë ndihmë.

Reshjet e shumta të shiut që ranë ditën e sotme ndikuan në rritjen e ndjeshme të nivelit të ujit në këtë lumë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook