Analisti Mustafa Nano është përfshirë në një debat me tone të larta me gazetaren Klodiana Lala dhe gazetarin Basir Çollaku.

Nano u shpreh në hyrje të diskutimit të tij në studio, se Saimir Tahiri ka pranuar të shkojë në një emission me 6  vetë, ku tre I kishte armiq dhe tre nuk I kishte miq.

Kjo ka shkaktuar reagim tek gazetarja Lala dhe gazetari Çollaku, të cilët nuk e quajtën të drejtë termin armik. Lala tha madje, se ka bashkëpunuar shumë mirë me zotin Tahiri gjatë kohës që ka qenë Ministër i Brendshëm.

“Këtë hipokrizinë e jetës publike shqiptare nuk e duroj dot. Termi armik në politik përdoret edhe në Amerikë edhe në gjithë Europën”, tha Nano duke  iu drejtuar më pas gazetares Lala me fjalët:

-Kurba ime më e ulët televizive është kur të kam përballë ty dhe Basirin.

– Po e mëshiroj në këtë pikë, u përgjigj Lala.