Një baba në Turqi ka aksidentuar për vdekje vajzën e tij 7-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Hatay dhe sipas internethaber.com, burri shtypi gazin në vend të frenave kur po parkonte makinën në oborrin e shtëpisë së tij.

Kjo pakujdesi ka bërë që babai të përplas vogëlushen, e cila nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë në vendngjarje.

Fëmija është identifikuar si Melisa. O. Autoritetet turke kanë ndaluar babanë e 7-vjeçares dhe një ekip ka nisur hetimet për aksidentin.