Protesta e Diasporës përpara Kryeministrisë ka shënuar ditën e saj të tretë dhe të fundit.

Ashtu si dy ditët e para, edhe sot protestës i janë bashkuar banorët e Unazës së Re, si dhe studentë e qytetarë të tjerë.

Një nga organizatorët kryesor të kësaj proteste Genc Sejko u shpreh se protesta ja ka arritur qëllimin që ato kishin pasi kërkonin që të bashkonin kauzat e protestuesve, ndërkohë që shtoi se bashkëpunimi do të vijojë sërish.

“Kishim si qëllim që të bashkonim ato kauza. Studentët u ngritën në protestë, Teatri vazhdon që të rezistojë, banorët e Astirot janë më rezistentë se kurrë, bregu i Lumit po ashtu po mban protestën gjallë. Ky nuk është fundi. Ky problem nuk ikën me kaq. Kemi takuar grupe të ndryshme për vazhdimin e bashkëpunimit, që shqiptarët e Diasporës të mbështesin çdo kauzë të çdo shqiptari. Nuk do të largohemi për të ikur gjithmonë ,do të jemi gjithmonë afër jush. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Sejko.

“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, kudo që janë, të vijnë të bashkohen në protestë për ta rrëzuar këtë qeveri, se ky kryeministër nuk di gjë tjetër vetëm të na burgosë, të na bëjë presione, mashtrime. Tek Unaza e Re është përpjekur shumë të na përçajë, të na blejë, por ne nuk blihemi. Edi Rama, të ka ardhur ora të ikësh! Tik-tak! Tik-Tak!  Do të bëjmë si të bëjmë, do të mbledhim lekët e do të blejmë një valixhe që të ikësh!”, u shpreh një tjetër protestues.

Dita e tretë e protestës së emigrantëve.

Gepostet von Nisma #Thurje am Sonntag, 30. Dezember 2018