Një ‘vizitor’ është shfaqur krejt papritur këtë fundjave në brigjet e Vlorës.

Delfini duket teksa ndjek varkën. e në një moment duket sikur ‘luan’ me të dhe me njerëzit që janë brenda mjetit lundrues.

Ai hidhet në ajër duke qëndruar pranë anijes.

Delfini u pa mëngjesin e sotëm në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ nga disa turistë dhe ka një gjatësi tre metra.

Sipas specialistëve, delfinët janë afruar se tepërmi në vitet e fundit në bregdetin e Vlorës, për shkak edhe të ngrohjes globale, ndërkohë që shpesh bëhen viktima të goditjes aksidentale nga mjetet lundruese.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook