Këngëtari i famshëm shqiptar Albert Stanaj ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video duke performuar para shumë këngëtarëve të famshëm si Jennifer Lopez,Sia etj.

Në videon e publikuar në Instagram, JLo dhe Sia shihen teksa dëgjojnë me shumë vëmendje këngëtarin shqiptar dhe shijojnë zërin e tij të mrekullueshëm live.

“Gëzuar Krishtlindjet! Kjo ishte dhurata më e bukur! Të këndoja para këtyre legjendave! Sia është përpara meje dhe Alex me Jlo janë ulur aty para. Ndihem kaq i bekuar këto Krishtlindje!”, shkruan Stanaj krahas videos.