Ky është momenti kur një nuse në Kinë shkaktoi një dëm të konsiderueshëm në lokalin ku zhvillohej dasma e saj, teksa hodhi buqetën me lule.

Pasi hodhi buqetën tek beqarët, tavani u shkatërrua duke rënë mbi mysafirët por fatmirësisht askush nuk pësoi lëndime serioze.

Ambienti u mbulua nga pluhuri, ndërsa kamerierët u angazhuan që të largojnë gjithë tavolinat e dëmtuara.

Veprimi i paqëllimshëm i nuses, është bërë viral në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as batutat.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook