Për çdo prind një nga momentet më të bukura të jetës është dita e dasmës së fëmijës së tyre.

Një emocion tepër i bukur për çdo prind, por ky baba që do të shihni në video do t’ju lërë pa fjalë.

Teksa ishte momenti që babai do të kërcente me të bijën, në fillim u duk si një kërcim tradicional.

Por ajo që ndodhi më pas i befasoi të gjithë, ritmi i muzikës tradicionale ndryshoi, duke u kthyer në muzikë moderne.

Babai dhe vajza nisën të kërcenin nën ritmet e disa hiteve më të njohura të muzikës Pop dhe Dance, duke dhuruar spektakël, ndërsa dasmorët ngelën gojëhapur nga performanca e tyre.