Pamje shokuese vijnë nga Arabia Saudite. Një grup mjekësh filmuan veten duke qeshur teksa shtypnin fytyrën e një fëmije të porsalindur të shtruar në spital me një infeksion.
Ky veprim u ka kushtuar rëndë mjekëve, të cilët janë pushuar menjëherë nga puna.
Kanë qenë prindërit e foshnjës, të cilët shpërndanë në internet pamjet tronditëse, të cilat u bënë virale në të gjithë botën.
Videoja tregon një nga infermieret që kap foshnjën nga qafa dhe balli i saj dhe shtyp mizorisht fytyrën e foshnjës së pafuqishme ndërsa kolegët e saj kërcenin dhe qeshnin.
Tre mjekët e stafit të një spitali në lindje të qytetit Taif u identifikuan shpejt nga autoritetet, ndërkohë që licensat e tyre janë pezulluar dhe u është ndaluar punësimi në spitale të tjera.
Babai i foshnjës është shprehur tepër i tronditur kur pa videon të shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.
Ai tha se foshnja e tij ishte shtruar në spital prej 10 ditësh për trajtimin e një infeksioni urinar.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook