Edukatoret e një çerdheje në Vercelli, Itali kanë torturuar dhe terrorizuar fëmijët.

“Ky është rasti i vetëm i dhunës kundër fëmijëve të regjistruar në një strukturë shkollore”- shkruajnë mediat italiane.

Tre edukatoret rrahin fëmijët e çerdhes pa pikë mëshire ku përveç ulërimave dhe shpullave ato i kanë zvarritur përtoke, përplasur kokat në mur dhe i kanë goditur me grushta.

Policia italiane ka arrestuar edukatoret për veprën penale “Keqtrajtim të fëmijëve të moshës 3-5 vjeç.”

Disa prindër kanë denoncuar keqtrajtimin që i’u ishte bërë fëmijëve të tyre, ku policia pas sekuestirimit të pamjeve filmike nga kamerat e çerdhes kanë zbuluar pamjet e tmerrshme.

https://youtu.be/_4SeqVz6lcE

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook