Dalin pamjet e para nga vendi ku mbrëmjen e të martës u vra një person me armë zjarri në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake “DuaLajm.com” ka mësuar se viktima është Marjo Marollari, 28 vjeç.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, në rrethana ende të paqarta.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook