Një video e çuditshme po qarkullon në rrjetet online, e cila ka vënë në dyshim të gjithë personat që e kanë parë.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së një marketi kanë shfaqur momentin kur një djalë ‘fantazmë’ futet në dyqan duke depërtuar përmes xhamit, shoqëruar me një shkëndijë të lehtë elektrike.

Në krah të dyqanit kanë qenë duke fjetur edhe dy persona të cilët kanë reaguar pasi djali ka dalë nga dyqani por nuk dihet nëse kanë parë vetëm ndriçimin që ka ndodhur apo edhe djalin.

Gjithashtu një tjetër detaj që u vu re në momentin që djali u fut në dyqan përmes xhamit, është data në video e cila ndryshon nga 2016 në 2019.

Nuk dihet se ku saktësisht janë filmuar këto pamje dhe nëse kjo video është një mashtrim, por mediat e tjera britanike nuk e cilësojnë si të tillë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook