Një automjet është përfshirë nga flakët në unazën jugore të qytetit të Librazhdit.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa automjeti po lëvizte në aksin rrugor të rrugës nacionale.

Drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën, ndërsa pak çaste më vonë kanë mbërritur edhe zjarrfikëset.

Por në pak minuta automjeti është shkrumbuar duke shkaktuar tym dhe flakë të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook