Gjatë një udhëtimi në Karaibe 50 kabina të kroceres Carnival Dream, e Carnival Cruise, janë përmbytur për shkak të një mosfunksionimi të sistemit kundër zjarrit.

Dëmtimi i tubave ka bërë që uji të dalë nga muret duke përmbytur në pak minuta disa kabina. Shumë frikë për pasagjerët, por për fat asnjë i plagosur.

Carnival Cruise Line ka ofruar dëmshpërblim për udhëtarët dhe një ulje deri në 50% për udhëtimin tjetër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook