Një nga fenomenet më negative që përballet një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë është edhe përdorimi i lëndëve narkotike.

Gazetari investigativ Ervjon Cara ka zbarkuar në zonën e Yzberishtit, nga ku ka publikuar pamje që tregojnë vendet që përdoruesit e lëndëve narkotike zgjedhin për të konsumuar substancat narkotike.

Cara denoncon se policia është në dijeni të këtij skandali që ndodh tek pallatet e reja në zonën e Yzberishtit. Sipas tij kjo zonë mund të quhet ndryshe si “Parajsa e Drogaxhinjve”.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara, pjesë e emisionit të tij investigativ “Merimanga”, në ambjentet e brendshme të këtyre pallateve mund të gjesh me qindra shiringa që janë përdorur për injektimin e lëndës narkotike në trup. 

Ndërsa në ambjentet e jashtme të pallateve bie në sy një shkrim në mure ku shkruhet “Të q**** policinë” në gjuhën angleze.

Këto pamje dëshmojnë dhe përbëjnë një skandal të madh. Gazetari shprehet se kjo “luftë” ndaj këtij fenomeni sapo ka filluar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook