Më shumë se dyqind vjet më parë në brigjet e Tasmanisë, lundronte anija tregtare që sillte nga India në Australi çaj, oriz, duhan dhe 30 mijë litra alkool, por që u mbyt në 1797-ën.

Zhytësit arritën të gjejnë shishet e mbyllura të një birre antike, e bërë me një maja të rrallë që sot nuk ekzistonte. Pikërisht falë rrymave të ftohta, ajo birrë ka arritur të mbetet e freskët.

Tani falë bashkëpunimit mes Museo Queen Victoria, dhe institutit australian të kërkimeve për verën, James Squire ka rikrijuar një birrë të re por shumë të vjetër.

‘Një maja birre e vjetër 220 vjeçare, që ka mbetur në letargji dhe nga e cila është prodhuar ‘Birra më e vjetër në botë’, thotë James Squire.

’Na pëlqen të mendojmë që kjo birrë, që nuk arriti asnjëherë në destinacionin final, pas dy shekujsh më në fund të kthehet në shtëpi’, – shtoi Squire.

Birra do të tregtohet në Australi, duke filluar nga qershori.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook