Salçiçet janë ushqimi i shpejtë më i njohur në Amerikë dhe vetëm atje hanë rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verë.

Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salçiçet janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin.

Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

Gjëja më e keqe është se disa nga shijet të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak.

Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët që përdoren për krijimin e salsiçeve pasi që asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Sipas hulumtimeve të kryera në Universitetin e Haëaii, mishi i proceduar e rritë rrezikun e kancerit të pankreasit deri në 67 për qind. Mishi i proceduar thuajse gjithmonë përmban aditivë si nitratet dhe është substancë e cila është dëshmuar se e rritë rrezikun e kancerit në stomak, fshikëz, pankreas etj.

Siç pohon edhe American Institute For Cancer Research, vetëm një salsiçe në ditë e rritë rrezikun e kancerit kolorektal për 21 për qind.

Shikoni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si bëhet ky produkt ushqimor.

LEXO EDHE:  Kjo nuk pritej nga Valbona Selimllari! Ish-missi pranon ndërhyrjet në pamjen e saj (Foto)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook