Partizani ka arritur të fitojë 1:2 në fushën e Kukësit, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushë kundërshtare, pas 3 humbjesh rradhazi.

Të kuqtë e nisën keq sfidën, teksa Kukësi fitoi një penallti, e cila u kthye në gol nga ana e Gurit.

Por pak minuta më vonë ishte Bardhi që ka barazuar rezultatin për të kuqtë. Partizani ka sulmuar vazhdimisht dhe arriti të bëjë edhe gol në fund të pjesës së parë të takimit. Kështu, 45 minutat e para përfunduan 1:2.

Pjesa e dytë ishte me raste nga të dyja palët, por se gjithçka përfundoi 1:2 për kryeqytetasit.

Pas fitores, Partizani ngjitet në vendin e gjashtë në klasifikim, ndërsa Kukësi është në vendin e tretë në klasifikim.

Ndërsa në ndeshjen tjetër në Gjirokastër, sfida ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit u mbyll me rezultatin 1:1.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon takimi

90′ Partizani kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bardhi, në fushë Sukaj.

88′ Alijev tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

84′ Progni tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

83′ Alijev tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

82′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Imami, në fushë Hoxha.

81′ Shameti ndëshkohet me karton të verdhë.

73′ Bardhi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi pritet nga Frashëri.

72′ Guri tenton me një goditje brenda zonës, por topi ndalet në shtyllë.

70′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Adorjan, në fushë Asani.

66′ Trashi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

64′ Alla ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë.

50′ Alijev tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

LEXO EDHE:  Gaz Demi i përgjigjet Berishës: Burrë buçe, mbaje gojën pasi mund ta jap përgjigjen dhe në mes të rrugës!

49′ Shtubina tenton me një goditje brenda zonës, por topi bllokohet nga Hoxha.

46′ Kukësi kryen dy zëvendësimet e para. Largohen Et’hemi dhe Musolli, në fushë Shtubina dhe Alijev.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kukësi luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë

45′ Partizani përmbys Kukësin me një gol të Prognit pas një asisti perfekt të Bardhit

44′ Partizani kryen zëvendësimin e parë të detyruar. Largohet Kalari i dëmtuar, në fushë Krasniqi.

34′ Rrumbullaku tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

30′ Trashi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi kontrollohet nga Frashëri.

21′ Trashi ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta duke krosuar në zonë dhe aty përfiton Bardhi i cili e devijon topin në rrjetë.

14′ Adorjan tenton me një goditje nga jashtë zonës, por Frashëri e devijon topin në goditje nga këndi.

9′ Protesta të mëdha të trajnerit Starova. Arbitri e përjashton dhe e detyron të largohet nga pankina.

9′ Protesta të mëdha të trajnerit Starova. Arbitri e përjashton dhe e detyron të largohet nga pankina.

8′ Guri ekzekuton penalltinë në mënyrë të saktë dhe kalon Kukësin në avantazh.

7′ Atanda ndalon në mënyrë të parregullt Kalenë dhe gjyqtari akordon penallti.

3′ Atanda tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

1′ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

Kukësi: Frashëri, Idrizi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Ethemi, Kërkotiç, Musolli, Imami, Kale, Guri
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari, Adorjan, Vila, Trashi, Kotobelli, Progni, Bardhi
Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Andi Koçi

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook