Ashtu siç u paralajmërua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, Partia Demokratike ka publikuar dokumentin që tregon se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa rezulton të jetë dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik droge dhe disa vepra të tjera penale, me vendim të formës së prerë nga gjykata italiane.

“Agron Xhafaj është dënuar për trafik droge, pse nuk arrestohet”, thanë gjatë konferencës së shtypit deputeti Enkelejd Alibeja dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

Partia Demokratike publikon vendimin e dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Denoncimi i PD: Fatmir Xhafaj mbron vëllain e dënuar për trafik droge në Itali. Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltari në Grupin Palrlamentar të PD-së për çështje ligjore Gazmend Bardhi deklaratë për shtyp.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 9. Mai 2018

Pjesë nga konferenca Alibeaj-Bardhi
Në shtator të vitit 2012 nga ana e Gjykatës së Kasacionit është rrëzuar vendimi për Agron Xhafaj dhe është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Leçes 25.I. 2011. Për Pasojë, vëllai i ministrit fatmir Xhafaj është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Nga shërbimi i vendimit gjyqësor rezulton se Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që synonte trafikun mes vendeve të Europës dhe SHBA, marrëveshja e parë ishte shkëmbimi i qindra kilogramë drogë

Në operacionin për shkëmbimin e drogës merrte pjesë një agjent i DEA-s që iu dorëzua 1 kg drogë.

Së treti është dënuar për bashkëpunimin nga Shqipëria në territorin italian ku ai bënte fshehjen e drogës së dërguar nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Arrestime masive në Itali, 50 shqiptarë e marokenë në burg për drogë dhe prostitucion

Është dënuar edhe për marrje dhënie të lëndëve narkotike

Dënimi me 7 vjet e 2 muaj burg është konfirmuar nga Gjykata italiane. Posedohen përgjimet telefonike që zgjatën 1 vit e gjysmë.

Rrjeti kishte ngritur bazat logjistike. Në Bolonja transportuesi ishte vetë Agron Xhafaj.

Janë të paktën 8 raste që nga gjykata e Leces janë dokumentuar implikimet e Agron Xhafajt.

Dokumenti është ai që paraqitet në ekranet e sallës.

Alibeaj: Xhafaj ka përgjegjësinë jo vetëm politike dhe morale por ligjore sepse një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë është identifikimi i personave të dënuar në mungesë, pra detyrë e tij të identifikohej dënimi i tij në Itali që ai të arrestohej për vuajtjen e dënimit prej 7 vjetësh e dy muajsh.

Opozita ia ka bërë të ditur se vëllai i tij është i dënuan por ai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Alibeaj: Pyetje për Fatmir Xhafajn

A e ka përfshirë Xhafaj vëllanë në personat me rekorde kriminale?

Ai është ai i skeduar nga Policia për aktivitetin e tij të mëparshëm?

A është familja Xhafaj një nga familjet mafioze në Shqipëri?

A ka ‘Forca e Ligjit’ fuqi mbi vëllanë e ministrit apo ai është i paprekshëm sa kohë që operacionin e drejton vëllai?

Pse nuk ka përmbushur përgjegjësi ligjore ministri për ta identifikuar nëse është apo jo i dënuar?

Pse nuk ka kërkuar nisjes e procedurave për arrestimin e tij?

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook