Oriola Marashi dhe Noizy janë kthyer në dy personazhet më të komentuar të showbizz-it shqiptar.

Duket se mes tyre ka një miqësi shumë të mirë dhe ata janë gjithmonë bashkë, duke postuar foto dhe video të ndryshme edhe në llogaritë e tyre në ‘Instagram’.

Pak më parë Noizy i ka habitur të gjithë me një video ku shihet Oriola e cila ka hipur sipër parakolpit të makinës.

Ndërsa Noizy e nget me ngadalë makinën për të mos rrëzuar modelen e cila në një moment kthehet dhe i bën foto.

Edhe pse duket e rrezikshme, Oriola nuk e vret mendjen ndërsa Noizy së bashku me disa djem të tjerë që ndodhen në makinë dëgjohen duke qeshur teksa shohin modelen.

 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook