Në një emision live në Ukrainë ka ndodhur një sherr ku si shkak kanë qenë diskutimet në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në Ukrainë.

Deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live në emision me analistin dhe ekspertin e shkencave politike, Aleksandr Semçenko.

Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadiov për të bërë propagandë për Rusinë. Semçenko reagoi duke e quajtur deputetin të sëmurë mendor, çka bëri që ky i fundit ta sulmonte analistin.

Disa të dhëna nga telefoni që tregoi Mosiyçuk duke kërkuar largimin e Semçenkos nga studio. Semçemko plotësoi kërkesën, por para se të largohej lëshoi disa akuza ndaj Mosiyçuk, i cili e ndoqi dhe e goditi nga pas.