Një aksident i rëndë që ka përfunduar fatmirësisht pa njerëz të lënduar ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në afërsi të poliklinikës së specialiteteve në qendër të qytetit rreth orës 12:50.

Një makinë ka ardhur me shpejtësi nga qendra e qytetit në drejtim të poliklinikës. Në një parking aty afër një mjet tjetër ka qenë duke dalë. Ka mjaftuar një përplasje e vogël që ky mjet me ngjyrën e bardhë tip “Volkswagen” të fluturojë në ajër dhe të përfundojë disa metra më tutje.

Sipas burimeve si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm disa lëndime të lehta që ka pësuar drejtuesi i makinës e cila u përmbys pas përplasjes. Shoferi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ka marrë ndihmën e stafit mjekësor dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia vendore e Shkodrës duke nisur hetimet për këtë aksident të ndodhur.

E çuditshme se si me gjithë këtë aksident dhe mënyrën si ka përfunduar makina, shoferi ka shpëtuar për fat të mirë.

Si shkak i përmbysjes së makinës është bllokuar për pak kohë rruga që të çon drejt poliklinikës nga ana e policisë duke mos lejuar qarkullimin. Ky aksident mund të kishte rezultuar edhe fatal duke qenë se ai aks në atë orë është tejet i frekuentueshëm nga lëvizja e këmbësorëve por ka kaluar pa pasoja.

LEXO EDHE:  Shqipëria "gjunjëzohet" nga moti i keq, përmbytet edhe komisariati i policisë

Aksidenti si në ndonjë skenë të “Fast&Furious”, ka mbledhur shumë kureshtarë rreth e rrotull, duke bërë supozime për çfarë kishte ndodhur.

Policia gjithashtu ka kryer veprimet procedurale e hetimore në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave./B.W