Disa turistët kanë mbetur të shokuar nga pushimet e tyre në bregdet.

Ky është momenti kur një shkëmb në plazhin e famshëm “Shipwreck” të Greqisë shembet dhe frikëson pushuesit.

Videoja, e incizuar dhe publikuar në Facebook nga Leonidas Malioufas, tregon momentin e frikshëm kur shkëmbi bie në ujë.

Pushuesit, të tmerruar nga skena, fillojnë të bërtasin dhe të ikin nga frika.

Video është filmuar nëpërmjet telefonit nga vetë pushuesit dhe dëgjohen reagimet e tyre gjatë momentit që masivi shkëmbor shkëputet.