Dalin detaje të reja lidhur me operacionin e koduar “Deltar” të finalizuar me sukses ku ranë në pranga Besim Gashin, 47 vjeç dhe Sami Vatijan 41 vjeç, të dy banues në Kosovë. 

Policia i ka ndaluar sot në Kryqëzim të Rriles teksa drejtonin mjetin Volksëagen kamionçinë, në brendësi të të cilit kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.

Gjithashtu policia po punon për verifikimin e pasurive të tyre pasi deri tani atyre u janë sekuestruar  7 automjete ndër to Hammer, Mitsubish etj

 

Po në kuadër të këtij operacioni policia e Lezhës evidentoi edhe trurin e trafikut, Ilir Markvukaj , 41 vjeç, banues në Lezhë. Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike. Po në këtë servis, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë.


Sekuestrohet drogë në një kamionçinë, 3 në pranga by gazetar-dualajm
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook