Vizita e kryeministrit Rama në turin e llogaridhënies në qytetin e Fierit është pritur me protesta nga opozita.

Përveç mbështetësve, Rama është “përballur” edhe me të rinjtë e FRPD, të cilët protestuan me pankarta në duar.

Gjatë protestës dëgjohen edhe thirrjet e tyre “Rama ik”, “Rama, Tahiri, Xhafaj = Shqipëria jashtë Europës”, apo edhe “Poshtë pashallarët e krimit”.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baci, ka postuar një video nga protestanë profilin e tij në “Facebook”.

Sipas PD-së, në pamjet e filmuara duket Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, që ka grisur banderolën e të rinjve protestues.

“E paprecedente! Drejtori i Policise Fier gris banderolen e PD kunder bashkeqeverisjes me krimin!” shkruan PD.

Protesta e te rinjve te FRPD FIER.

Gepostet von NeoAlb am Samstag, 9. Juni 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook