AK-47 është armë zjarri automatike, me kalibër 7.62×39mm, e projektuar në Bashkimin Sovjetik nga Mikhail Kalashnikov. Zyrtarisht është e emërtuar Aвтомат Калашникова образца 1947 года (Avtomat Kallashnjikova obrazca 1947 goda), ndërsa njihet thjeshtë si Kallashnikov, AK ose Kallash.

Puna për projektimin e armës filloi në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore (1945). Pas luftës më 1946, AK-47 i është shfaqur provave të para ushtarake zyrtare.

Në vitin 1948 u shfaq versioni me bisht të fiksuar, i cili u vendos në përdorim aktiv në disa njësi të Ushtrisë së Kuqe. Një zhvillim i hershëm ishte modeli AKS (S—Skladnoy ose “me palosje”), i cili ishte i pajisur me bisht mbajtës metalik të vendosur në shpinë.

Në vitin 1949, AK-47-ta është pranuar zyrtarisht nga Forcat e armatosura sovjetike dhe është përdorur nga shumica e vendeve anëtare të Paktit të Varshavës.

Edhe pas gjashtë dhjetëvjeçarëve, ky model dhe variantet e tij janë një ndër armët e zjarrit më të njohura dhe më të përdorura në botë.

Shkak ky i qëndrueshmërisë së tyre thelbësore në kushte të vështira, i kostos së ulët të prodhimit në krahasim me armët bashkëkohore perëndimore, i disponueshmërisë në pothuajse çdo rajon gjeografik dhe lehtësisë në përdorim.

AK-47 prodhohet në shumë shtete dhe ka gjetur përdorim në shumë ushtri, si dhe në shumë trupa jo të rregullta nëpër të gjithë botën.

LEXO EDHE:  Shijak/ Atentat me "kallash" biznesmenit (EMRI)

Në vitin 2004, nga rreth 500 milion armë zjarri nëpër botë, përafërsisht 100 milion i takojnë familjes Kallashnikov, ndërsa nga këta, tre të katërtat janë AK-47-ta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook