Një mace pranë ekranit të televizorit ka prekur me këmbë një motorist të MotoGP-së dhe brenda pak sekonda ai është rrëzuar në pistën e garave.

Skena e koincidencës së pazakontë, u kap nga pronari i maces në Montlucon në Francën qendrore të dielën e kaluar.

Videoja, e publikuar në mediat sociale, u bë menjëherë virale.