Një person lakuriq është hedhur në një kopsht zoologjik të mbyllur, pasi pretendonte se ishte Jezusi.
I riu e ka pësuar keq pasi dy luanë e kanë sulmuar keq atë, ndërkohë që ngjarja raportohet se ka ndodhur në Kili.
20 vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dëshmitarët thonë se janë tronditur nga kjo ngjarje.
Nëse roja i kopshtit zoologjik nuk do të kishte ndërhyrë 20-vjeçari do të ishte bërë ushqim për dy luanët.
Ngjarja e cila ka ndodhur pak kohë më pare, pushtoi mbarë rrjetet sociale, ndërsa ka pasur dhe nga ata që kanë dyshuar në vërtetësinë e lajmit, duke e cilësuar si të rremë.
Për më tepër shihni pamjet në videon e mëposhtme:
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook