Të dielën në “Allianz Stadium” do të luhet sfida më e rëndësishme e sezonit në “Seria A” mes Juventusit dhe Napolit që domosdoshmërisht do të përcaktojë shumë për titullin kampion këtë sezon.

Natyrisht, që përveç rivalitetit në fushën e blertë mes lojtarëve, do të ketë edhe në shkallët e stadiumit.

Një video që po qarkullon së fundi në rrjetet sociale ka befasuar shumëkënd, por fatmirësisht për mirë.

Në një prej rrugëve të qytetit të Torinos janë ballafaquar dy tifozëritë e të dyja ekipeve. Kur pritej që të kërciste përleshja, tifozët e dyja ekipeve fillojnë të përqafohen.

Kjo duket se është bërë me qëllim që të dërgohet një mesazh se çfarë do që të ndodh nesër në fushë, nuk duhet të ndikoj në shkallët e stadiumit.

NAPOLI UNICA FEDE DAL1926

Napoletani e Juventini S'incontrano Per Strada, Succede L'incredibile.

Gepostet von Napoli UNICA FEDE Dal1926 am Freitag, 20. April 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook