Prodhuesit e armëve ruse kanë publikuar modelin e fundit të SVLK-14S Sumrak, snajperi i parë në botë që është në gjendje të eliminojë armikun në një distancë prej më shumë se katër kilometra.

Në qytetin e Tarusës ndodhet një fabrikë që prodhon disa nga pushkët më të fuqishme snajper në botë. Ndërmarrja u bë fabrika e parë private në Rusi për prodhimin e armëve.

Çuditërisht, pronari dhe armëprodhuesi kryesor Vlad Lobaev ka studiuar artin e qitjes dhe prodhimin e armëve jo në atdheun e tij, por në SHBA. Atje ai bleu pajisjet më moderne për të vënë në funskionim fabrikën.

“Është shumë e thjeshtë,” tha shefi i inxhinierit të kompanisë KBIS Yuri Sinichkin. “Amerika ka disa qindra ndërmarrje private që prodhojnë armë të licencuara. Prandaj, ajo është një nga tregjet më të zhvilluara të prodhimit të armëve në botë. Kjo është arsyeja pse një pjesë e pushkëve, të cilat i përdorin truprojat e Putinit, bëhen përmes teknologjisë amerikane,” thotë ai.

Produkti më i fuqishëm i fabrikës është SVLK-14S, i cili, për shkak të fuqisë së saj, u quajt “Twilight”. “Kjo armë u prodhua copa copa, ashtu si Ferrari ose Porscheja, për njerëzit që i dëshirojnë armët me saktësi të lartë, dhe për snajperistët profesionistë që i përdorin ato në rreze të gjata” shtoi Sinichkin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  SHBA, Britania fajësojnë Rusinë për “sulme qëllimkëqija kibernetike”