Sean Backerleg nga Buckinghamshire e Anglisë, ka lënë makinën e tij Audi S3 me vlerë 50 mijë paund në aeroport, për të shkuar me pushime në Lisbonë.

Duke ditur se pronari i Audit është me pushime, një punonjës i aeroportit e ka shfrytëzuar rastin për të bërë xhiro të shpejta nëpër qytet.

Madje, ai e ka kapur shpejtësinë mbi 200 kilometra në orë, duke rrezikuar të bënte ndonjë aksident.

I inatosur me këtë rast, pronari po kërkon përgjigje nga kompania që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e veturave që qëndrojnë në parkim. 

https://youtu.be/U8kzd2kkfM0

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook