Pak orë më parë, mediat në Kosovë raportuan për një incident ku protagonist ishte reperi i njohur Fero, i cili është prurja më e re e labelit “On Records”.

Mbrëmjen e të martës, reperi është përballur me një situatë aspak të këndshme pasi është dhunuar nga katër persona.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Prishtinë kur reperi ishte duke dalë nga një kinema.

Pak çaste më parë janë bërë publike edhe pamjet e sherrit ku dallohen 4 persona që ushtrojnë dhunë ndaj reperit.

Edhe pse këngëtari ka tentuar të largohet ata e kanë kapur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënonte me armë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook