Prestigjozja britanike “DailyMail” ka publikuar pamje nga momenti kur një avion luftarak amerikan ka shkatërruar një tank rus në Siri, pasi u zbulua se qindra mercenarë rusë po luftojnë në mënyrë të fshehtë në Siri.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, avioni amerikan shkatërron tankun rus T-72 gjatë një bombardimi për të mbrojtur rebelët në Siri.

Sulmi i avionit amerikan ka vrarë qindra mercenarë rusë. Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë do të ishte përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe ruse që prej Luftës së Ftohtë.

Sipas “DailyMail”, kjo gjë do të përshkallëzojë rritje tensionesh mes dy superfuqive. Në momentin që u godit, tanku rus ishte drejtuar për në zonën Al Tabiyeh.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë pasi ushtria amerikane tha se koalicioni anti-xhihadist ishte kryer sulme për vetë-mbrojtje kundër forcave të Presidentit sirian, Bashar Al-Assad.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook