Një burrë i moshuar është coptuar nga një luan i madh në një park kafshësh të egra.

Ngjarja mendohet të jetë filmuar të shtunën në Parkun Predator të Marakele në Afrikën e Jugut.

Në video shihet i moshuari shihet duke u futur në vendin e rrethimit të luanit.

Kafsha e shikon burrin, që mendohet se është pronari i parkut dhe fillon ta ndjekë e më pas i hidhet. Dëshmitarët shikojnë tmerr me sy kur luani tërheq zvarrë të moshuarin dhe e copton atë. Ata fillojn të bërtasin për ndihmë.

Papritmas dëgjohet një e shtënë me armë. Luani lëshon prenë e tij dhe largohet. Nuk dihet ende nëse burri ka vdekur apo jo.

Luani mendohet të jetë vrarë pas sulmit të egër, raporton Daily Mail.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook