Me qindra qytetarë në rrjetet sociale janë duke komentuar mbi këtë video, ku një vajzë e vogël kërcen “twerk” në emisionin e Roza Latit në Ora News.

Komentuesit e quajnë: Një skandal të vërtetë!

Ndërsa socilogu Ergys Mërtiri shkruan:

“Sa per dijeni te drejtuesve te progarmit, kjo shfaqje konsiderohet pedofili dhe eshte veper penale.
Nese ky dreq vendi ka njerez qe merren me mbrojtjen e te drejtave te femijeve, duhet ti padise autoret. Eshte skandal dhe e turpshme qe kjo ndodh dhe nuk e can koken njeri.
Di njeri te me thote, pse jemi kaq barbare?”

Endri Caca, menaxher dhe ekspert i PR e komenton kështu:

“Kur mendon pozitën gjeografike të shqipërisë… nuk del ky përfundim.
Kur mendon arritjet dhe sukseset e figurave apo artistëve shqiptarë ndër shekuj… nuk del ky përfundim.
As kur mendon kontributet e prindërve dhe familjeve model… sërish nuk del ky përfundim.
Po kur mendon se shoqëria ska lidhje me moralet, kjo është më e pakta që mund të ndodhi.
Zot na ruaj nga injoranca e prindërve të saj, e prezantueseve në emision dhe neve si popull që po degjenerohemi dita ditës, qorrazi”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook