Rakia është një nga pijet alkoolike tradicionale shqiptare, e cila është mjaft popullore në vendin tonë.

Me një shije të fortë dhe efekt mjaft të shpejtë, kjo pije jo rrallëherë ka tërhequr vëmendjen e të huajve.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora duket se e ka promovuar tek britanikët, pijen alkolike tradicionale të vendit tonë.

Ajo së bashku me yllin e muzikës pop Ed Sheeran kanë qenë të ftuar në emisionin “Jonathan Ross Show”.

Ka qenë moderatori i emisionit Jonathan Ross që ka nxjerrë një shishe raki rrushi të cilën e kishte marrë nga Ambasada e Kosovës.

Ai u servir të ftuarve nga një gotë, ku përveç Ritës, tre burrat e tjerë në sallë kanë shtrëmbëruar fytyrën sapo kanë provuar shijen e rakisë.

Rita Ora i ka paralajmëruar të kenë kujdes sepse është shumë e fortë edhe pse sa herë që e pi të duket sikur po e pi për herë të parë.

“Definitivisht nuk është pija ime e preferuar”, thotë Jonathan Ross.

Këngëtarja shqiptare e pyetur edhe nga Ed Sheeran, ka treguar se ajo shpesh pi me babain e saj raki Kosove, gjithashtu Rita u shpreh se është një fanse e alkolit por pa e tepruar atë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook