Ka shkaktuar reagime të shumta protesta e zhvilluar në Kukës, pranë tunelit të Kalimashit kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Kryeministri Rama e cilësoi si barbare këtë protestë, pasi sipas tij u dhunua Policia e Shtetit dhe sportelet për pagesat e rrugës.

Por a e dini se çfarë ka ndodhur në Francë pak kohë më parë në një situatë pothuajse identike me atë që po ndodh me taksën e Rrugës së Kombit?

Disa muaj më parë, banorët e Francës zhvilluan protesta të ashpra e të dhunshme kundër një takse për kamionët me peshë mbi 3.5 ton që transportojnë mallra bujqësor drejt tregjeve.

Në videon e mëposhtme shihet revolta e qytetarëve francezë kundër kësaj takse, dhe falë kësaj proteste qeveria e anulloi vendosjen e taksës për 10 vite.

A nuk është një e drejtë e tyre?

Duke bërë një krahasim me Kukësin, ku në Rrugën e Kombit kërkohet taksë 5 Euro për çdo automjet që kalon në aksin që lidh Shqipërinë me Kosovën, a mund të quhen francezët dhe kuksianët si barbarë e vandalë? 

Nëse në Francë kjo protestë u cilësua si fitorja e qytetarëve kundër shtetit, pse në Kukës duhet të quhet “protestë barbare”.

Edhe në Kukës fitoi revolta e një populli të zemëruar!

Protesta në Francë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook