Kryeministri Edi Rama i ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë me pamje nga transformimet e Rilindjes Urbane.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video në “Facebook”, ku shihet transformimi urban i qytetit të Fierit gjatë mbrëmjes, në një zonë ku sipas tij kishte vetëm plehra, ferra e ngrehina pa leje.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje mbresëlënëse të Fierit mbrëmë, në një zonë pranë qendrës së qytetit ku kishte vetëm plehra, ferra e ngrehina pa leje dhe u zbatua një ndër projektet e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një javë të mbarë 🌹”, shkruan Rama në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook