Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm t’u urojë një ditë të mbarë ndjekësve të tij në “Facebook” me një ftesë për të gjithë fermerët shqiptarë për të përfituar 50% të investimit të tyre në rritjen e standarteve dhe sigurisë ushqimore.

Kjo gjë sipas kreut të Qeverisë mund të arrihet duke aplikuar në skemën kombëtare të mbështjetjes për bujqësinë.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët shqiptarë që të përfitojnë 50 përqind të investimit të tyre në rritjen e standardeve dhe sigurisë ushqimore duke aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, ju uroj një ditë të mbarë 🐄🐄👍”, shkruan Rama në “Facebook.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook