Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë sërish Elbasanin gjatë orëve të pasdites.

Për pasojë uji ka vërshuar në rrugë, duke përmbytur disa prej tyre e duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Një nga rrugët e përmbytura ka qenë edhe ajo që lidh qytetin me autostradën Elbasan– Metalurgji.

Në Elbasan sistemi i kullimit ka qenë funksional, por për shkak të intensitetit të lartë, pusetat nuk kanë përballuar thithjen e ujit në disa segmente.

Probleme ka pasur edhe në disa fshatra të Elbasanit dhe Cërrikut, veçanërisht në Klos, ku përroi doli nga shtrati dhe përmbyti aksin Cërrik-Mollas, si dhe të mbjellat.

Bashkia Cërrik ka dërguar fadroma dhe fuqi punëtore për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të minimizuar dëmet nga përmbytja.

Sipas informacioneve të marra përmbytje ka pasur në disa fshatra të Elbasanit dhe të Cërrikut, veçanërisht në Klos ku përroi doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën e të mbjellat.

Shiu përmbyt rrugë e të mbjella në Elbasan e Cërrik

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë sërish Elbasanin gjatë orëve të pasdites. Për pasojë uji ka vërshuar në rrugë duke përmbytur disa prej tyre e duke sjellë vështirësi në qarkullim. Një nga rrugët e përmbytura ka qenë edhe ajo që lidh qytetin me autostradën Elbasan – Metalurgji.Në Elbasan sistemi i kullimit ka qenë funksional, por për shkak të intensitetit të lartë pusetat nuk kanë përballuar thithjen e ujit në disa segmente. Megjithatë pas pushimit të shiut rrugët janë kthyer në normalitet. Sipas informacioneve të marra përmbytje ka pasur në disa fshatra të Elbasanit dhe të Cërrikut, veçanërisht në Klos ku përroi doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën e të mbjellat. Reshjet me intensitet të rëna gjatë orëve të fundit kanë fryrë edhe përroin e fshatit Klos të Cërrikut, ujërat e të cilit kanë dalë nga shtrati. Prurjet e mëdha të ujit kanë bërë që të bllokohet përkohësisht aksi rrugor Cërrik – Mollas.Ndërkohë, me dhjetëra hektarë tokë me të mbjella. Uji rrezikon edhe disa shtëpi banimi.Bashkia Cërrik ka dërguar fadroma dhe fuqi punëtore për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të minimizuar dëmet nga përmbytja.

Gepostet von Fakte Interesante am Freitag, 29. Juni 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Mot i keq me erëra të forta dhe dallgë deri në 8 ballë, anulohet lundrimi për në Itali